Lajme Shqip Sunday, 15 April 2012 19:00

Washington – Ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Javier Solana, ka deklaruar në Washington se personalisht ka favorizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, diplomati spanjoll ka thënë se nuk mund ta shtyjë shtetin spanjoll ta njohë pavarësinë.

“Natyrisht, unë nuk mund të flas në emër të Spanjës, mund të kem pak influencë, por sidoqoftë jo edhe fuqi. Mund të imagjinoni se unë isha ne favor të njohjes së Kosovës, ne bëmë përpjekje të mëdha që ta arrijmë këtë”, ka thënë Solana, gjatë një ligjërate në Institutin Brookings me titull “Kufijtë lindorë të Evropës: Një bashkëbisedim me Javier Solanan”.

Ky institut drejtohet nga ish-zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Strobe Talbott, i cili ka shërbyer në Administratën e Presidentit Clinton.

Kosova në këtë ligjëratë është përmendur disa herë. Solana komentet rreth situatës në Ballkan i ka bërë pasi është pyetur nga një gazetar serb, i cili ka thënë se “që pas shpalljes së pavarësisë së njëanshme, në Kosovë po vriten serbët, liderët po akuzohen për trafikim organesh”, derisa ka përmendur edhe korrupsionin që, sipas gazetarit, është në nivel të lartë. (LajmeShqip.com)