Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 10:31

Tiranë – Janë numëruar mbrëmë votat përfundimtare për komunën e fundit, në raundin e dytë, atë të përsëritjes së zgjedhjve në nëntë komuna të Shqipërisë.

Pas numërimit përfundimtar, KZAZ-ja e Finiqit, e ka shpallur fitues kandidatin e PBDNJ-së, Sokrat Spiron.

Zgjedhjet në Finiq, u përsëritën të dielën, ku Spiro ka arritur të marrë një votë më tepër ndaj kandidatit të partisë “Mega”, Zico Mici.

Ndërkohë, në tetë komunat tjera janë konfirmuar rezultatet, sipas të cilave katër prej tyre i ka fituar Aleanca për Qytetarin e katër Aleanca për të Ardhmen.