Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 15:21

Fier – Ish-kryetar i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit dhe dy herë kryetar i komunës së Cakranit, Kujtim Sherifi, i zhgënjyer nga partia e tij, në zgjedhjet e adhshme lokale do të kandidojë si i pavarur në këtë komunë.

Në një prononcim për mediat lokale sot, Sherifi u shpreh se “duke parë zhvillimet e fundit në PS, të cilat po degjenerojnë vlerat dhe kontributet e atyre që e themeluan, vendosa të dal si kandidat i pavarur në komunën Cakran”.

Sherifi u shpreh i zhgënjyer me mënyrën si u zgjodhën kandidaturat socialiste për qarkun e Fierit.

“Fakti që deri në orët e vona të ditës së diel ishte tjetër kandidaturë dhe brenda natës u vendos një tjetër, më bën të mendoj se është bërë pazar me kandidaturat”, u shpreh ai.