Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 11:20

Prishtinë – Ambasadori slloven në Prishtinë, Jozhef Help, në një takim sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, shprehu gatishmërinë e qeverisë së Sllovenisë në përkrahjen e mëtejshme të qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave.

Ai e njoftoi ministrin Rexhepi për vizitën e ministres së Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kreasal, që do te bëjë ne Kosovë në fillim të muajit maj, bën të ditur zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme kosovare.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe axhenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.