Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 10:33

Tiranë – Gjashtë të rinj kanë humbur jetën mbrëmë vonë në Skrapar, pasi automjeti me të cilin ata udhetonin, ka rënë nga rreth 150 metra lartësi poshtë në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë rreth 3 km larg qytetit tëe Corovodës, kur një mjet tip fuoristradë, pas daljes nga rruga ka rënë në humnerë.

Sipas burimeve policore, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi, si pasojë e shpejtësisë së madhe.