Lajme Shqip Thursday, 15 November 2012 14:54

Prishtinë -Një proces hetimor për krime lufte në Kosovë ka publikuar të ketë nisur misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit. Ky hetim ka rezultuar me arrestimin e tre personave në Llaushë të Skenderajt. Këta persona  janë  vëllezërit Hetem dhe Rrustem Geci si dhe kushëriri i tyre Sabit Geci.

Zëdhënësja e këtij misioni Bardha Azari ka konfirmuar se këta persona dyshohen të kenë kryer krime ndaj civilëve gjatë vitit 1999.

” Policia e EULEX-it sot në mëngjes në një operacioni ka arrestuar tre persona. Të arrestuarit dyshohen për krime lufte kundër popullatës civile. Mund të them se rasti është duke u hetuar nga një prokuror special nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”,i  ka thënë Radio Kosovës , zëdhënësja e EULEX-it, Bardha Azari.

Arrestimi i kushërinjve Geci lidhet me dyshimin se ata  kanë ndaluar, rrahur dhe torturuar civilë shqiptarë gjatë periudhës maj –qershor 1999. Aktualisht sipas të dhënave të  misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të ligjit janë 6  raste të krimeve të luftës në proces hetimi.(LajmeShqip.com)