Lajme Shqip Friday, 14 September 2012 14:50

Tiranë – Pas vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj, i dyshuari kryesor i të cilës është Ilir Xhakja, dalin ne drite fakte të tjera tronditëse.

Vendimi qe i dha atij pafajesine ne Shkallen e Pare te Gjykates Durres, nga gjykatesi Neritan Tabaku, ende nuk eshte zbardhur, edhe pse eshte marre qe prej me shume se nje vit e shtate muaj ndonese kane kaluar te gjitha afatet e arsyeshme ligjore.

Per pasoje shqyrtimi i kesaj çeshtjeje ende nuk ka nisur ne Gjykaten e Apelit, per shkak te mos disponimit te vendimit te zbardhur, nderkohe qe Top Channel ka siguruar ne rruge jo zyrtare ankimin e prokurorit ne apel si dhe kerkesen e Prokurorise gjate gjykimit te Ilir Xhakjes per te cilin kerkohej 25 vjet burg per akuzen e vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe armembjatjes pa leje.

Fakti i moszbardhjes se vendimit qe nga shkurti 2011 konfirmohet zyrtarisht edhe nga Prokuroria e Pergjithshme. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel per te saktesuar keto te dhena, keshilltari per mediat Plator Nesturi deklaroi se se fundmi çështja ndaj Ilir Xhakjes eshte gjykuar nga Gjykata e Durresit dhe prokurori ka kerkuar 25 vjet burgim.

Pas vendimi te gjykates per pafajesine e t’i shtoi zoti Nesturi, Prokuroria e Durresit ka bere ankim per kete vendim ne daten 18 shkurt 2011 dhe ne jemi ende ne pritje te veprimeve qe do kryeje Gjykata e Apelit. Per dijeni sqaron keshilltari Nesturi, ankimi eshte bere pa patur nje vendim te zbardhur per çeshtje te afateve, megjithese vendimi nuk ishte zbardhur.

Kete vendim ende nuk e disponojme mbylli shpjegimin e tij per Top Channel, keshilltari i Prokurorise se Përgjithshme. Ilir Xhakja sipas dokumentave qe Top Channel disponon eshte shpallur fillimisht fajtor nga Krimet e Rende dhe eshte denuar me 21 vjet burg per vrasjen e shtetasit Qerim Maloku. Ky vendim ishte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit dhe eshte prishur ne vitin 2009 nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte me argumentimin se kjo akuze qe i atribuohet te pandehurit sipas ligjeve ne fuqi nuk eshte ne kompetence te Krimeve te Renda, por e Gjykates se Rrethit.

Pasi ceshtja eshte rishqyrtuar ne shkallen e pare ne Durres nga gjykatesi Neritan Tabaku, ai i ka pushuar akuzat e tjere duke lene vetem ate te armembajtjes pa leje dhe e ka denuar me kohen e paraburgimit e duke urdheruar lirimin e menjehershem nga burgu.

****************************

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj i ka mëshuar gjatë daljes së tij publike në lidhje me ngjarjen e rëndë të vrasjes se kryekomisarit faktit qe Ilir Xhakja ishte i denuar me 21 vjet burg nga Gjykata e Krimeve te Rënda, dhe u lirua me pas prej saj.

“Ilir Azem Xhakja, vjeç 38, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës, person me precendentë të theksuar kriminal, i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, kryesisht vrasje. I dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasje nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, i arrestuar nga strukturat e policisë në vitin 2007 dhe i liruar nga burgu në vitin 2011”, tha Burgaj.

Duke sqaruar operacionin e arrestimit te shtetasit Xhakja, kreu i policise shqiptare tha se ai u dorezua per shkak te rrethimit te madh policor dhe se dorezoi armen me te cilen kreu krimin dhe nuk i beri rezistence policise. “Në saj të masave të menjëhershme, ndjekjes së vazhdueshme nga strukturat e policisë bazuar në informacionet e sakta të grumbulluara mbi lëvizjen e autorëve të dyshuar, si dhe bllokimit e rrethimit të të gjithë zonës me forca të shumta policore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit”, tha Burgaj. (T.Ch)