Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 17:33

Kryeministria e Shqipërisë mund të gjendet përballë një skandali të rëndë diplomatik, duke qenë se i ka vënë në gojë kreut të partive të djathta, Josef Daul, fjalë që me sa duket ai nuk i ka thënë kurrë.

Kjo është pohuar nga ana e Eduard Kukan, i cili thai se Jozef Daul nuk është shprehur kurrë se Rama është i sëmurë mendor.

“Ai nuk përdor gjuhën si është përmendur në atë deklaratë që flet për politikanët e tjerë, edhe nëse vijnë nga kampet e tjera politike, është e vështirë të besoj që ai ka thënë ndonjë gjë si ajo. Nuk i kam ato deklarata, m’i ka dhënë një mik i pranishëm në takimin e Marsejës, që më tha që Doul nuk ka thënë ndonjë gjë të tillë, kështu që jam i sigurtë që e vërteta do të dalë së shpejti dhe korrigjimi apo cfarë është e nevojshme do të gjendet e do të jetë e kënaqshme për personin që është përmendur në këtë deklaratë”, tha Kukan.

Nëse kjo gjë është e vërtetë, Kryeministria dhe Berisha gjenden përballë një skandali të paprecedentë diplomatik.

Sipas zyrës për shtyp të Këshillit të Ministrave, gjatë fjalës në Kongresin e PPE-ve në Marsejë të Francës, Joseph Daul e ka cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, ndoshta “pak të sëmurë mendor”.

Fjalimi i plotë i Daul…

“Miku im Berisha! Të falenderoj për gjithë punën që kë bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kryetarin socialist, që disa thonë se ndoshta është pak i sëmurë. Me Martin Shulc dhe bashkë me ty, në sajë tënde, ne kemi arritur të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha”.