Tiranë – Pas skandalit të flamurit që Portali LajmeShqip.com e kishte zbuluar me yllin komunist (lexo këtu) në Parlamentin E, mbrëmjen e sotme në rrjetin social Facebook është përhapur një foto e flamurit kombëtar shqiptar, i vendosur në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” me rastin e ndeshjes së nesërme Shqipëri-Francë, e vlefshme për Euro 2012.

Video ekskluzive e Portalit LajmeShqip.com e skandalit me flamurin:

Ajo që ka ngjallur reagimin e shumë përdoruesve të faqes “Jeta është qejf”, aty ku balkanWeb ka “kapur” dhe shkëputur këtë foto, është fakti se flamuri shqiptar është vendosur mbrapsht.

Edhe pse përgjegjës për vendosjen e dekorimit janë punonjësit e stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit duhet t’i kontrollonte këto detaje, pasi vetë FSHF i shpërndan këto materiale, pas prenotimit të fushës.

Përdorues të kësaj faqe e kanë ironizuar këtë fakt me komente të tilla si: “Mirë që nuk kanë vënë flamurin me yll të komunizmit si në KE”, apo “Injoranca ka arritur majat më të larta”.

Portali LajmeShqip.com kishte zbuluar skandalin më të madhë deri më tani të flamurit kombëtar shqiptar me yllin e verdhë, qartësisht një simbol komunist me ngjyrën e verdhë, videon e të cilit mund ta lëxoni këtu. (LajmeShqip.com)