Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 11:32

Mitrovicë – Mësohen detaje të reja rreth funksionimit të dy pikalimeve kufitare në veri të vendit, ai G1 në Jarinjë të Leposaviçit dhe G31 në Bërrnjak të Zubin-Potokut.


Kryeministri Thaçi me djalin policit të vrarë Enver Zymberi

Burime ndërkombëtare që kanë folur për portalin LajmeShqip.com, kanë theksuar se është arritur një marrëveshje në mes të ndërkombëtarëve dhe krerëve politik të veriut të vendit duke përmenduar të ashtuquajturin kryetar të komunës së Zubin-Potokut Sllavisha Ristiç.

Sipas burimit ndërkombëtar, edhe serbët janë dakorduar që në pikat kuifitare në veri të Kosovës të mos ketë policë shqiptarë e as doganier të Kosovës.

Në këto dy pika kufitare sipas burimit do të ketë vetëm policë dhe doganierë të nacionalitetit serb të Kosovës si dhe polici dhe doganierë ndërkombëtarë të EULEX-it.

Ndërsa zhdoganimi i mallrave do të bëhet në terminalin doganorë në Mitrovicë. Me këtë marrëveshjen gjihtçka është kthyer sipas situatës së para 25 korrikut kur në këtë dy pika kufitare nuk ka patuar policë e doganier shqiptarë por vetëm ata serb dhe ndërkombëtarë.

Sipas burimit të portalit tona, funksionimi i pikave doganore në veri do të jetë i ngjajshëm me funksionimin që ka qenë në kohën e UNMIK-ut. Burimi ndërkombëtarë nuk ka munduar të saktësojë nëse kjo marrëveshje për funksionimin e pikave kufitare është në kuadër të marrëveshjes së arrituar në mes të delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel në lidhje me menaxhimin e përbashkët të kufijve.

Vlen të kujtohet se më 25 korrik, Qeveria e Kosovës urdhëroi forcat policore të Kosovës që të marrin nën kontroll dy pikat kufitare në veri të vendit në mënyrë që të zbatohet rendi dhe ligji edhe në këtë pjesë të Kosovës.Një ditë më pas në hyrje të Zubin-Potokut, konkretisht në fshatin Varagë në një pritë të organizuar nga grupet kriminale serbe u qëllua për vdekje polici i Kosovës, heroi Enver Zymberi. (LajmeShqip.com)