Lajme Shqip Monday, 14 September 2015 17:04

Tashmë ka arritur në fazën finale hetimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me skanalin e 100 mijë numrave të Z-Mobile-it.

Këtë e ka bërë të ditur për Infokusin edhe Zëdhënësja e kësaj prokurorie e cila ka thënë se rasti tashmë është në fazën preliminare dhe se deri më tani janë ndërmarrë disa veprime parahetimore lidhur me këtë rast, por që nuk mund të japin detaje për rastin, për shkak të hetimeve që janë duke u bërë.

“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në fazën preliminare të hetimeve. Deri më tani janë ndërmarrë disa veprime parahetimore lidhur me verifikimin për shkelje të mundshme të rregullave dhe ligjeve në fuqi për dhënien e 100.000 numrave Operatorit “Z Mobile””, ka thënë për Infokusin Zëdhënësja Kozmaqi.

Ky portal gjatë tërë javës ka provuar që të marrë përgjigje edhe nga Devolli Group, por kjo ka qenë e pamundur, ngase nga kjo kompani nuk u janë përgjigjur emailave të redaksisë. Si zakonsht nga kjo kompani vazhdojnë të jenë të mbyllur dhe jo transparent ndaj opinionit publik.

Edhe më herët është raportuar për këtë skandal, ku Bordi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP) mori vendim për t’ia dhënë në shfrytëzim edhe 100.000 numra operatorit virtual “Dardafon’. Net L/L.C”, e cila është në pronësi të Blerim dhe Shkëlqim Devollit.

Ndryshe, Bordi i ARKEP-it këtë vendim e ka marrë rreth 3 muaj pas përfundimit të mandatit, që konsiderohet veprim i paligjshëm dhe për këtë arsye Prokuroria e shtetit po zhvillon hetime