Lajme Shqip Monday, 17 June 2013 19:30

Bruksel  – Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që të arrijnë një marrëveshje për çështje esenciale lidhur me telekomunikacionin në Kosovë, ka thënë ministri i Serbisë rasim lajiq, transmeton B92.

“Ka përparime në bisedime, por jo edhe marrëveshje”, ka thënë Lajiq, në fund të bisedimeve të sotshme Beograd – Prishtënë, të cilat zgjatën thuaja 6 orë.
Ministri serb ka thënë se pala kosovare po kondërshtonë propozimet kompromise lidhur me numrin hyrës ndërkombëtar  për Kosovëndhe për operatorët mobil serbë për asociacionin e komunave serbe.

“Kjo çështje, megjithatë, sipas të gjitha gjasëve, duhet të zgjidhet të enjten, në bisedimet në nivel kryeministrash”, ka thënë ministri serb Lajiq, duke përkujtuar se në këtë ditë do të takohen në Bruksel kryeministri serb, Ivica Daçiq dhe kryemnistri i Kosovës, Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e Baroneshes Catherine Ashton.