Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 20:30

Prishtinë-Prishtina iu drejtua BE-së me kërkesën për ndihmë, me qëllim që ta zgjidhë problemin në veri të Kosovës, deklaroi sot minsitri kosovar i Punëve të brendshme, Bajram Rexhepi.

“Qeveria e Kosovës pret nga BE-ja të bëjë presion ndaj Serbisë në mënyrë që të zgjidhet problemi kryesor në vendin tonë, e ai është gjendja në pjesën veriore të Kosovës”, theksoi Rexhepi në konferencë për shtyp.

Ai theksoi se pjesa veriore e Kosovës, paraqet sfidë prë Qeverinë, i cili mund të zgjidhet vetëm me ndihmë të komunitetit ndërkombëtar. Sipas rezultateve nga referendumi në katër komunat në veri të Kosovës, që u mbajt më 14 dhe 15 shkurt, 99,74 për qind e qytetarëve u deklaruan se nuk i pranojnë institucionet kosovare. (LajmeShqip.com)