Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 14:05

“EULEX-i për dhjetë muaj e përfundon misionin në Kosovë dhe largohet, por tani është e sigurt se nuk do t’u vijë keq as shqiptarëve as serbëve, sepse mendojnë se kontributi i tij për shtatë vjet është “i vogël” , shkruan gazeta “Politika” e Beogradit.

Ish-deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, nuk është e kënaqur me atë çka ka bërë misioni i BE, por konsideron që ky mision nuk ka ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, por edhe më pak në përforcimin e institucioneve juridike në Kosovë.