Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 10:00

Në kushte të tilla, sipas letrës dhe Sinodit, anëtarësimi i Kosovës në organizatën e trashëgimisë kulturore do të jetë një vendim i shpejtë dhe i menduar jo mirë, që do të shkatërronte edhe më shumë identitetin serb në Kosovë.

Sinodi i shenjtë i Peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dje i ka dërguar letër drejtoreshës gjenerale të UNESCO-s, Irina Bokova, duke shkruar se anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në këtë institucion do ta vinte në rrezik trashëgiminë kulturore kristiane dhe të drejtat njerëzore e religjioze të serbëve.

Në letrën e nënshkruar nga patriarku Irinej, Sinodi shkruan se OSCE i ka të dokumentuara disa shkatërrime të bëra nga shqiptarët në pasluftë, gjegjësisht rreth 392 varre të serbëve që janë shkatërruar dhe janë në gjendje të mjerueshme.

“Përderisa Manastiri i Deçanit dhe të tjera monumente e objekte ortodokse serbe ende mbrohen nga policia, kjo tregon se ka rrezik nga shqiptarët, sidomos nga ekstremistët të cilët e gjejnë idealin e tyre në dashurinë për UÇK-në, e së fundmi edhe në Islamin radikal”, thotë Sinodi.

Në kushte të tilla, sipas letrës dhe Sinodit, anëtarësimi i Kosovës në organizatën e trashëgimisë kulturore do të jetë një vendim i shpejtë dhe i menduar jo mirë, që do të shkatërronte edhe më shumë identitetin serb në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

Muajve të fundit është bërë një lobim sistematik nga Serbia që mos ta lejojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO, përderisa edhe zyrtarët kosovarë thonë se do të bëjnë të pamundurën që Kosova të jetë shtet anëtar me të drejta të barabarta në këtë institucion. /KultPlus/