Lajme Shqip Saturday, 12 September 2015 12:31

Dubrava tashmë i ka dy banorët e vet të përhershëm. Emin Krasniqi dhe Astrit Mehmeti do ta kalojnë gjithë jetën në burg për vrasjen e një të riu nga Novi-Pazari, nëse dënimi i tyre vërtetohet nga shkalla e dytë.

Ata e kanë vrarë Elvin Ajdinoviqin, 24 vjeç, për t’ia grabitur paratë. Fitimi prej kësaj vrasjeje ishte rreth 140 euro për të dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Vrasësit ia kishin lidhur duart viktimës me fanellë dhe tojat e këpucëve të tij. E kishin shtrirë në tokë. Ia kishin hequr rripin e pantallonave, me të cilin e kishin lidhur në qafë si lak për ta mbytur.

E kishin shkelur me këmbë në pjesën e pasme të kokës, duke e tërhequr rripin. Por Elvini nuk po vdiste. Ai kishte dhënë shenja jete edhe pas gjithë kësaj përpjekjeje për ta vrarë.

Të tre kishin menduar një alternativë tjetër. Kishin rrokur gurët në dorë, me të cilët e kishin goditur në kokë të ndjerin. Elvini nuk kishte më shenja jete.