Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 08:11

Tiranë – Shtypi shqiptar sot, pos ndërhyrjes së forcave perëndimore kundër regjimit të Gadafit në Libi, një vëmendje të veçantë ua kushton edhe zhvillimeve të ndryshme në vend.

Ndër të tjera, gazetat tiranase sjellin informacione rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 8 Majit në Shqipëri, pastaj pasqyrojnë deklarime të ndryshme dhe zhvillime rreth aferave të korrupsionit, të cilat shpërthyen me skandalin e trukimit të ndeshjeve dhe implikimeve të zyrtarëve të lartë të vendit në to.

Një e përditshme tjetër sjellë një reportazh nga Kulla e Kryeminstrit Berisha, në Vuçidol, ndërsa po ashtu në një artikull tjetër bëhet fjalë për atë që mediat po e quajnë “rishfaqje të Hajdin Sejdisë në Tiranë”, rreth projektit për ndërtimin e xhamisë së re.

Pasqyrohet gjithashtu edhe protesta e djeshme në Jug të vendit, kudnër frymës antishqiptare dhe kryebashkiakut Vasil Bollano.

 

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të ditës së sotme:

Gazeta “Panorama”

GRUPI I PUNËS

Qeveria, dy variantet për taksat e makinave

Rama shpall sot vendimin për kandidatin e Tiranës, sondazhe në Ps edhe për Majkon, Klosin e Shalsin

Tituj të tjerë:

-Pacolli: Bashkimi të nisë me hapësirën ekonomike -Pensionet, emrat e 474 ushtarakëve që përfitojnë -Dëftesat false, arrestohet mësuesi i gjimnazit

“Gazeta Shqiptare”

KODI ZGJEDHOR: REZULTATI I 8 MAJIT, “PENG” I OPOZITËS Ndarja e mandateve për fituesit bëhet me 5 nga 7 votz të anëtarëve të KQZ Tituj të tjerë:

-Vrasjet, kthehet nga SHBA ish-shefi i Krimeme -Policia dhe FNSH ndalojnë protestën anti-Bollano në Llogara -Berisha dhe Thaçi “pro” sulmit ajror mbi Gadafin

Gazeta “Shekulli”

VIZITË NË KULLËN E BERISHËS NË VIÇIDOL

Reportazh/Bisedë me familjen që ruan kullën dhe punon “tokën e kryeministrit”, ku rrohet në skamje dhe me shpresën se “do të vijnë kosovarët dhe do rindërtojnë kullën për ta bërë muze’.

Tituj të tjerë:

-Kreu i Kqz-së, Arben Ristani, tur me Harley Davidson dje në jug të vendit -Projekti për xhaminë e re në qendër të Tiranës, rishfaqet Hajdin Sejdia -Lejet minerare, emra zyrtarësh të METE-s në përgjime telefonike Gazeta “Mapo”

EDI RAMA, SOT PRITET RIKANDIDIMI I KATËRT Pas dilemave të muajve të fundit, kreu i PS-së pritet të zyrtarizojë sot kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.

Tituj të tjerë:

-Përgjimi i Paro Laçit: Trukimi i ndeshjes, mjafton të kesh paratë

-Subashi: Prania jonë në KQZ është bërë e pavlefshme -Myslimanët të pasigurt për xhaminë në Tiranë: Toka ka pronarë

Gazeta “Integrimi”

“ALEANCA PËR QYTETARIN”, MBËSHTETJE UNANIME PËR KANDIDATIN DURIM HUSHI/b.l/