Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 15:31

Tiranë – Politikani dhe shkrimtari Sabri Godo është shtruar sot me urgjencë në reanimacionin e Sanatoriumit të Tiranës, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Mësohet se Godo vuan prej 7 muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

82-vjeçari, Sabri Godo ka drejtuar Partinë Republikane për 7 vjet dhe aktualisht mban postin e Presidentit të Nderit të Asamblesë Kombëtare të PR-së, e themeluar prej tij në vitin 1991.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.