Lajme Shqip Friday, 21 September 2012 20:27

Prishtinë – Kosova do të njihet nga shteti i Togos.

Klan Kosova raporton se ky vendim do të bëhet publik nesër në Nju Jork ku presidenti i Togos Faure Gnassingbé pritet t’i dorëzoj notën verbale të njohjes presidentes Ahtifete Jahjaga.

Meritat për këtë njohje i shkojnë zëvendëspresidentit Behgjet Pacolli i cili e ka vizituar këtë shtet disa herë. (LajmeShqip.com)