Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 09:02

Nxjerrjen e Projektligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale avokatët e kanë vlerësuar hap të drejtë të Qeverisë dhe Kuvendit.

Arianit Koci dhe Tomë Gashi kanë deklaruar për ‘Epokën e re’ se dërgimi i të akuzuarve të mundshëm jashtë vendit pa mbështetje financiare do të ishte diskriminim.

Sipas tyre, në të gjitha gjykatat ndërkombëtare shtetet participojnë dhe i ndihmojnë financiarisht qytetarët e tyre që akuzohen.