Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 17:23

Kosova, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë që të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Në Komitetin Ekzekutiv të UNESCO-s anëtarë janë shumica e vendeve që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës , të cilat edhe pritet të votojnë pro anëtarësimit të saj, transmeton Koha.net.

Shtetet anëtare te Këshillit ekzekutiv te UNESCO-s:

Afganistani,Shqipëria,Algjeria,Gjermania, Angola, Argjentina, Austria, Bangladeshi, Belize, Brazili, Kina, Kuba, Egjipti, El Salvador, Emirate e Bashkuara Arabe, Ekuadori, Spanja, Estonia, SHBA, Etiopia, Maqedonia, Federata Ruse, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, India, Indonezia,Italia, Japonia,Kuvajti, Malavi, Mali, Maroku, Mauriciusi, Meksika, Mali Zi, Mozambiku, Namibia, Nepali, Nigeria, Uganda, Pakistani, Papua –Guinea e re, Holanda, Republika e Koresë, Republika Dominikane, Çekia, Mbretëria e Bashkuar,Shën Kitzi , Suedia, Çadi,Tajlanda,Trinit e Tobago,Togo,Tunizia,Turkmenistani dhe Ukraina, gjithsej 58 shtete.

Shumica këtyre shteteve e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas rregullave të UNESCOS, kur një shtet jo anëtar i OKB-së paraqitet për t’u anëtarësuar në UNESCO, së pari duhet te kalojë me dy te tretat e votave në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s i cili numëron 58 anëtarë.

Nëse kjo fazë kryhet me sukses , atëherë kandidatura së bashku me pëlqimin e anëtarëve të KE –së të UNESCO-s kalon ne Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s (mbahet në dhjetor te këtij viti) ku gjithashtu kërkohen dy të tretet e votave të 192 anëtarëve.