Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 12:18

Prishtinë – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Diter Shtajnbah thotë se dialogu mes Kosovës e Serbisë është vetëm i karakterit teknik, ndërsa çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nuk janë dhe nuk do të jenë në tavolinën e bisedimeve.

Shtajnbah ka përgëzuar Qeverinë që ka vendosur të marrë pjesë në dialog me Beogradin.

“Ky është një process shumë teknik, dhe do të jetë shuëm teknik. Unë mendoj se për Gjermaninë por edhe për shumë partnerë tjerë pyetja për integritetin territorial e gjithashtu pyetja për sovranitetin e Kosovës nuk janë dhe nuk do të jenë në tavolinë”, ka thënë ai.