Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 16:12

Shkup – Zv/kryeministrja për Integrime, Teuta Arifi, në një intervistë për të përditshmen “Dnevnik”, dy muaj para shpalljes së raportit të ri vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, pret raport konkret, të mirë dhe pozitiv për Maqedoninë.

Në pyetjen se çfarë do të thotë raport pozitiv, sepse mendohet se kjo është pak diskutabile, pasi raportin e fundit të gjithë ndryshe e interpretojnë, ajo theksoi: “Raporti pozitiv, sipas meje, është raport në të cilin në lidhje me rekomandimin dhe çështjet e brendshme, politike dhe ekonomike, por edhe në lidhje të ndjekjes së direktivave nuk do të ketë shumë kritika, por kryesisht të thuhet se punët rrjedhin siç duhet. Në lidhje me marrjen e datës, të gjithë e dimë se kjo është çështje e lidhur me kontekstin e emrit”.

Zv/kryeministrja për eurointegrime, Teuta Arifi thekson se BDI-ja ia ka ide kyçe integrimet euroatlantike.

“Nuk besoj se do të jetë ashtu në lidhje me negociatat. Ne jemi krejtësisht të vetëdijshëm se pa dallim sa dhe si me çfarë dinamike do të shkohet në zgjidhjen e çështjes së emrit, përafrimi drejt Evropës është proces serioz me shumë kërkesa dhe kjo nuk do të jetë as e thjesht as e lehtë. Por, me zgjidhjen eventuale të kontekstit të emrit, të gjithëve do të na lehtësohet jo për shkak të faktit se menjëherë do të bëjmë gjithçka, por për shkak të faktit se do të bie presioni që e kemi si vend, së pari për shkak të asaj se nuk jemi anëtare e NATO-s, që është shumë me rëndësi për stabilitet, dhe do ta ulë presionin që e kemi edhe si politikanë dhe si qytetarë. Ne si parti politike kemi vendosur që këtë rrugë me një seriozitet të madh të kapemi me atë që është ide kyçe e BDI-së si parti politike, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike. Jemi të vetëdijshëm për tërë rrezikun, por vendosëm të japim gjithçka nga vetja për t’i zhbllokuar proceset”, ka thënë ajo.

“Mendoj se duhet të ketë vullnet dhe në këtë përbërje dhe ai vullnet duhet të tregohet dhe të përforcohet. Në pyetjen nëse mund t’i fillojmë negociatat me BE-në pa u zgjidhur emri siç insistojnë presidenti dhe kryeministri, ajo nënvizoi se nga informacionet që vijnë nga Evropa, kjo është padyshim e vështirë.

“Në këtë vend jam me vullnetin e votuesve dhe ky është vullneti me të cilin vështirë mund të negocioni dhe ta ndryshoni. Unë tregova gatishmëri që ta marr këtë obligim. Në lidhje me kriticizmin, patëm jo shumë vite të lehta të qeverisjes në të kaluarën dhe qëndrimet e mia nuk kanë qenë pa vlerë në ndërtimin e demokracisë, lirisë së të shprehurit dhe proceseve demokratike në Maqedoni. Tani jam e gatshme këtë që e kam thënë ta punoj në mënyrë praktike dhe ta realizoj si vlerë demokratike të evropianizimit të vendit tim”, ka shtuar Arifi.

Ndryshe, në pyetjen në lidhje me deklaratën e fundit të Ali Ahmetit se ai nuk mund të garantojë paqe në vend, nëse ka ndryshime të kufijve të Kosovës, ajo ka thënë: “Përshtypja ime është se Ahmeti është një rojtar i madh i Marrëveshjes së Ohrit, ai ka mbetur i lidhur me atë, dhe mendoj se mbetet edhe më tej. Koncepti i BDI-së është modern dhe evropian dhe qëndron për vlerat e integrimit”, ka thënë Arifi. (LajmeShqip.com)