Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 07:59

Një shqiptar në Gjermani kërcënoi me vetëvrasje, pasi mori përgjigje negative nga autoritetet gjermane për kërkesën e tij për azil.

Në një video të dërguar në Top Channel nga azilkërkuesit e tjerë shqiptarë në Gjermani, duket një person i zhveshur që ka hipur në tarracën e një ndërtese disa katëshe të kampit të refugjatëve dhe kërcënon se do të hidhet.

Mësohet se policia gjermane e ka zbritur nga tarraca azilkërkuesin që pritet së shpejti të kthehet nga autoritetet gjermane në fluturimet e radhës me avionët që po përdoren për shqiptarët që iu refuzua azili.