Lajme Shqip Sunday, 07 October 2012 16:04

MITROVICË – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të dielën rreth mesditës në Mitrovicë, kur një qytetar shqiptar ka tentuar që me ekskavatorin e tij të largojë barrikadën mbi urën kryesore të Ibrit. 

Pjesëtarët e policisë kanë reaguar menjëherë duke arrestuar drejtuesit e ekskavatorit, ndërsa dhjetëra pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtje territoriale serbe” të pranishëm në tendën pranë urës janë tubuar menjëherë pranë barrikadës, transmeton Kosovapress. 

Të tubuar pranë urës ka pasur menjëherë edhe nga jugu i qytetit, të cilët po vëzhgonin situatën, ndërsa shtimi i menjëhershëm i prezencës nga ana e policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, kanë evituar ndonjë incident të mundshëm. (LajmeShqip.com)