Lajme Shqip Wednesday, 23 October 2013 19:53

Kontrabandistë shqiptarë ofrojnë material luftarak për grupet kriminale në Britani. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, elemente kriminalë neBritani bejne marreveshje per blerje armesh nga shqiptaret qe jetojne ne Britani, boshnjakët dhe kontaktet e nentokes kosovare. Gazetaret e ‘The Sun’ kane ardhur në Shqiperi dhe kane kontaktuar me perfaqesues te nentokes kriminale shqiptare, te cilet sipas gazetes, i kane ofruar reporterit te saj nje arsenal te tere armesh dhe lendesh plasese plastike, sa per te hedhur ne ere edhe nje avion. Pasi shpjegon me hollesi menyren e takimit me tregtaret shqiptarë te armeve ne Shkoder dhe Peshkopi, ‘The Sun’ e Londres, shkruan se keto arme jane ofruar te dergohen kontrabande ne Britani nga keta persona kundrejt pageses shtese. ‘The Sun’ ka nisur hetimin pas arrestimit te kater personave ne Londer, per nje komplot te pretenduar te ngjashem me sulmin e kryer se fundmi ne Nairobi.Sipas kontrabandistit pa emer ne Shqiperi, elemente kriminalë ne Britani bejne marreveshje per blerje armesh nga shqiptaret qe jetojne ne Britani, boshnjakët dhe kontaktet e nentokes kosovare.

Hetimi qe ka zgjatur disa muaj i ka çuar gazetaret britanikë ne Shkoder dhe Peshkopi, ku u jane treguar nga kontrabandistet shqiptarë një arsenal i terearmesh si granata, lende shperthyese e kallashnikovë, arme qe mund te dergoheshin tek bleresi ne Britani kundrejt nje pagese shtese.Armet, sipas hetimit, dergohen permes Italise, Gjermanise dhe Frances drejt Britanise me makina, autobuse, maune dhe tragete./albeu/