Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 14:51

Damask – Konflikti në Siri po merr jetën edhe të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria… Të rinjtë shqiptarë po vdesin duke luftuar për të mbrojtur popullin sirian që po shtypet nga Qeveria e Bashar al Asadit dhe këtë po e bëjnë në mënyrë vullnetare.
Por, historia vullnetare e tyre shpjegohet ndryshe nga ekspertët e sociologjisë e psikologjisë dhe nga historianët kosovarë. Sipas tyre, vullnetarizmi i këtyre të rinjve po nxitet nga OJQ dhe grupe vehabiste, e shumë pak ndërlidhet me të kaluarën e popullit shqiptar – solidarizimin me popujt tjerë që të mos përjetojnë gjenocidin që përjetuan shqiptarët.
Madje tash nuk ka arsye për të bërë veprimin që bënë shqiptarët kur ndihmuan në luftën e Spanjës. Çdo ndihmë sikurse po bëjnë të rinjtë shqiptarë vlerësohet e pakuptimit bazuar në politikën ndërkombëtare dhe konfliktin që po zgjerohet në botën arabe, raporton Zëri.
Feja në të cilën bazohen këta të rijnë për të shkuar, e me shumë të nxitur nga propaganda fundamentaliste fetare, sipas analistëve është fakt që duhet t’i bëjë institucionet kosovare të mendojnë dhe nisin veprimet për të hetuar grupet apo OJQ-të që po ndikojnë tek të rinjtë kosovarë për të shkuar dhe luftuar në Siri.
Para tri ditësh, agjencia Farsnews publikoi një artikull ku tregon relacionet që po ndjekin qindra shqiptarë nga Ballkani për të marrë pjesë në luftimet në Siri. Sipas kësaj agjencie, është një organizatë bamirëse turke, IHH e cila ka rekrutuar qindra shqiptarë duke i dërgon më pas në luftimet kundër qeverisë së Damaskut duku iu bashkuar Ushtrisë së Lirë Siriane.
Organizata IHH mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga një grup ekstrem saudit ‘Wahhabi. Deri tani numri i shqiptarëve të rekrutuar në Turqi është 769. përveç shqiptarëve sipas Farsnews, në qershor dhjetëra oficerë të ushtrisë amerikane iu bashkuan përmes provincës Hataj të Turqisë….