Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 15:28

Bistricë e Shalës – Banorët shqiptarë të tri fshtrave shqiptare të komunës së Leposaviqit, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e Vllahisë, kanë paralajmëruar vendosje të barrikadve dhe bllokimin e tërsishëm të magjistralës së Ibrit, pra të rrugës Mitrovicë-Leposaviq, nëse nuk zhbllokohet rruga në fshatin Rudare të Komunës së Zveçanit, kanë bërë të dirt burime të portalit LajmeShqip.com.

“Tash e një muaj, ne banorët e tri fshtrave shqiptare kemi mbetur të bllokuar për shkak se serbët po mbajnë të bllokuar rrugën në fshatin Rudarë”, ka thënë një banorë i fshatit Bistricë. Sipas tij, “barrikada në Rudare po mbahen me qëllim që të na bëjnë presion për t’u shpërnguluar neve banorëve të tri fshtrave shqiptare që gjinden në komune e Leposaviqit”.

Të gjithë munden të kalojnë në Rudare, përpos ne shqiptarëve, thotë ai.

“Kemi problem me fëmijët dhe të smurët, nuk po kemi kah t’i dërgojmë te mjeku. Rruga në magjistralen e ‘Ibrit’ është e bllokuar nga serbët, ndërsa rruga kah treva e Shalës së Bajgorës është rrugë malore dhe shumë e vështirë për ta kaluar”, ka thënë ai.

Sipas tij, këta banorë kanë nevojë edhe për gjera ushqimore, të cilat janë pakësuar shumë, për shkak të pamundësisë së lëvizjes.

Këto fshatra janë diku mbi 45 km në veri të Mitrovicës dhe të gjithë rrugën e bëjnë nëpërmës magjistrales së Ibrit, e cila tash e një muaj po mbahet e bllokuar në Rudare. Banorët kërkojnë nga institucionet vendore dhe ndërkombate që të marrin masa dhe të lirojnë rrugën për qarkullim edhe të banorëve shqiptarë të tri fshtrave të Leposaviqit, në të kundërten ata thonë se do ta bllokojnë magjistralen e Ibrit.

“Nëse rruga për në Mitrovicë nuk lirohet, ne do të ndërmarrim masa të tjetra, ku do të bllokojmë magjistralen e Ibrit, pikërisht në vendin ku lidhet rruga rurale e Bistricës me magjistralen. Në këtë mënyre ne do të ndalim tërësisht qarkullimin nga Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku për Leposaviqin, ka thënë një banor i Cerajës, që nuk ka dashuar të identifikohet.

Pra, nëse serbët po duan të na bllokojnë në hyrje të Mitrovicës, ne do ta bllokojmë tërësisht rrugën nga Mitrovica dhe Zveçani për në Leposaviq, e të shohim si do ta lirojmë”, thotë banori i fshatit të Cerajës.

Sipas tij, ky bllokim i magjistrales, që lidh qytetet e veriut të Kosovës, do të ndodhë këto ditë, duke mos dashur të precizojë ditë që do ta bllokojnë rrugën. E dimë se serbet janë të gjithë të armatosuar, por ne nuk kemi kah të shkojmë dhe do ta bllokojmë, le të shohim se ku do të dalim me këto bllokada”, ka thënë një banor tjetër i Bistricës. (LajmeShqip.com)