Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 18:20

Këshilltarët e tri komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, gjatë javës së kaluar shpallën themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare me shumicë në Serbi

Por Prishtina zyrtare ende nuk ka dalë me ndonjë reagim lidhur me themelimin e këtij Asociacioni.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme delegacioni i Luginës së Preshevës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, prej të cilit do ta presim mbështetjen.

“Nesër do ta kemi takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në orën 13:00 të pasdites të cilin do ta njoftojmë në lidhje më gjithë zhvillimet e fundit që ishin në Preshevë”, ka bërë të ditur Mustafa.

Takimi do të zhvillohet në Prishtinë. I pari i Preshevës u shpreh presin mbështetjen e Prishtinës zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Presim mbështetjen nga Prishtina zyrtare sepse është një vendim i Parlamentit të Prishtinës i cili me 31 maj të vitit 2013 u bë plani për zbatimin e reciprocitetit dhe në bazë të këtij dokumenti të miratuar nga Kuvendi i Kosovës para dy viteve besoj që dhe ne do ta kemi mbështetjen e Qeverisë së tanishme kosovare”, ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës.