Lajme Shqip Saturday, 10 March 2012 20:17

Tiranë- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj përshëndet vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Italisë, të datës 9 Mars 2012, i cili përfshin gjuhën shqipe në grupin e gjuhëve të huaja të cilat do të mësohen në shkollat italiane, në kuadër të ratifikimit të Kartës Europiane të Gjuhëve të Rajoneve ose Minoriteteve.

Ministri Tafaj thekson se ky vendim është shumë i rëndësishëm për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve të familjeve të komunitetit shqiptar në Itali.

Mësimi i gjuhës shqipe në shkollat itlaliane do të këtë një ndikim pozitiv jo vetëm në zotërimin e gjuhës dhe kulturës amtare dhe gjithë programit mësimor në shkolla, çka do të rrisë shanset e të rinjve, brezi i dytë i emigracionit shqiptar në Itali, për karrierë dhe punësim.