Lajme Shqip Thursday, 17 October 2013 15:06

Bruksel –Raporti i Komisionit Europian për t’i hapur rrugë marrjes së statusit kandidat nga Shqipëria, ka irrituar Partinë për Pavarësi në Britaninë e Madhe, të njohur edhe si euroseptikë.

Nënkryetari i kësaj partie, Paul Nutall, ka thënë se ky vendim është një çmenduri.

“Do të ishte çmenduri absolute që të fusim Shqipërinë në BE, një tjetër vend me problem të mëdha me veprimtari kriminale dhe me një varfëri të tmerrshme”, ka thënë ai, raporton Gazeta Tema.

“Ne do të shohim se çka do të ndodhë dhe do të veprojmë për të ndaluar një gjë të tillë”, ka shtuar politikani anglez.

UKIP është parti populiste e krahur të djathtë. Ata druhen se hapja e dyerve të BE-së për Shqipërinë, do të sjellë një tjetër valë emigrantësh në Britaninë e Madhe.