Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 15:14

Tiranë – 22 ushatarakë me komandant nga misioni N/Toger Arjan Muçalla, janë nisur nga reparti ushtarak 1010 i Vaut të Dejës drejt Kabulit në Afganistan.

Kontigjenti i 18-të i trupave paqëruajtëse nga Shqipëria është përcjellë nëpërmjet një ceremonie ku merrnin pjesë drejtues vendorë, të afërm dhe komandantë të forcës tokësore e forcave të armatosura.

Përgatitja e trupave ka nisur prej kohesh dhe ka qenë e ndarë në tre faza stërvitjeje, ku faza e fundit ka qenë dy javë stërvitje me dalje në fushim.

Nisja përkrah trupave turke e 22 ushatarëve do të pasohet  me kthimin e një kontigjenti tjetër nga Kabuli i  Afganistanit.