Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 14:41

Tiranë – Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për adoptimin e eurokodeve të ndërtimit”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se “ai ka për qëllim adoptimin e eurokodeve të ndërtimit. Eurokodet janë një seri standardesh europiane për projektimin e ndërtesave dhe të inxhinierisë civile”.

“Futja në përdorim e eurokodeve do të bëjë të mundur përmirësimin e ndjeshëm në fushën e projektimit”, Përshtatja e eurokodeve me statusin e standardit shqiptar do të sjellë përmirësime në projektimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve, rregullat e projektimit për ndërtesat me struktura prej çeliku, muri, druri, të projektimit gjeoteknik, të mbrojtjes kundra zjarrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Përshtatja e eurokodeve përbën bazën e harmonizimit të standardeve europiane me ato shqiptare, në fushën e ndërtimit.