Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 13:57

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot 20 vjetorin e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, në një manifestim të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Sipas Kryeministrit, sot pas 20 vitesh shqiptarët ia dolën të realizonin ëndrrat e tyre, e djemve dhe vajzave, grave dhe burrave, që rrëzuan me votën e lirë regjimin diktatorial.

“Sot përulemi përpara atyre që kontribuan për shembjen e diktaturës komuniste”, tha Berisha, duke shtuar se “Këto dy dekada janë kurorë e lirisë në ballin e çdo shqiptari, janë kurora e bukur e lirisë në ballin e madhërishëm të Shqipërisë.

Prandaj edhe unë sot ju ftoj ju dhe mbarë qytetarëve të shprehim nderimin tonë më të madh, të përulemi me respekt të thellë para atyre burrave dhe grave, të cilët përmbysën me votën e tyre të lirë regjimin më barbar që Shqipëria dhe Europa kishte njohur në gjithë historinë e saj”.

Sipas kryeministrit Berisha, në këto 20-vjet demokraci, Shqipëria ia doli që të jetë pjesë e NATO-s, ndërsa shqiptarët lëvizin të lirë në të gjithë Europën.