Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 21:55

Tiranë – Presidenti Topi, Kryeministri Berisha dhe Kryeparlamentarja Topalli, që të tre në takimet e ndara i kërkuan ministrit të Jashtëm të Kinës Yang Jiechi, të enjten, që Kina ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Ata i shpjeguan gjerësisht diplomatit kinez se çfarë në realitet është kauza e Kosovës dhe i këkruan që Kina, si vend mik i Shqipërisë ta njohë sa më parë shtetësinë e vendit që e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Kryeministri Berisha i bëri të ditur kryediplomatit kinez angazhimin dhe përkushtimin e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Yang Jiechi u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ministri tha se Kina mbështet dialogun mes dy vendeve

Kina i është shumë mirënjohëse propozimit dhe lobimit të Shqipërisë në OKB për pranimin e Kinës në atë organizatë të kombeve, në vitin 1971. Miqësia shqiptaro-kineze vazhdon edhe sot, dhe Kina ndihet përherë e obliguar ndaj shtetit shqiptar. (LajmeShqip.com)