Lajme Shqip Friday, 09 November 2012 11:47

TIRANË- Shqipëria dorëzon sot presidencën e KIE-së,vendit pasardhës, Andorës. Në përmbyllje të kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës pritet të mbahet paraditen e sotme konferenca “Diversiteti në Europë.

Gjatë konferencës, që organizohet në mjediset e Hotel Sheraton Tirana, ishte i pranishëm Presienti i Republikës, Bujar Nishani, si dhe ministri i Jashtëm, Edmond Panariti. Në seancën e hapjes, pjesëmarrësit në Konferencë u të përshëndeten  nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ndërsa Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalë gjatë Sesionit të parë të aktivitetit.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Panariti, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së do të mbajë një raport mbi arritjet kryesore të Presidencës shqiptare, ndërsa Ministri i Jashtëm i Andorës, Gilbert Saboya Sunyé, do të prezantojë prioritetet e Presidencës andorrene. Me këtë rast, Ministri Panariti do të dorëzojë në mënyrë simbolike çelësin e Kryesisë së KiE-së. 

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.

Gjithashtu, në Konferencë do të marrë pjesë si i ftuar special Jorge Sampaio, Përfaqësues i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit “Të jetojmë së bashku”, etj.

Në përfundim të Konferencës, do të zhvillohet edhe ceremonia e transferimit të Kryesive të KiE-së, nga Shqipëria tek Andora. 

Nishani: Shqipëria institucione të konsoliduara
Kreu i Shtetit Bujar Nishani teksa vlerësojë punën e realizuar nga vendi ynë përgjatë këtyre 6 muajve, kur vendi ynë kishte presidencën e Këshillit të Ministrave të KiE-së ritheksoi qëndrimi ne se rekomandimet e BE-së mbeten prioritet për Shqipërinë. Presidenti Nishani se gjatë kësaj periudhe, Shqipëria pati mundësi të tregojë se ka institucione të konsoliduara.

“Shqipëria pati mundësi të tregojë në praktikë se institucionet e saj janë të konsoliduara dhe treguan se zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të përmbushur me sukses një mandat drejtues sic është presidenca e KiE. I falënderoj institucionet e KiE për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë në përmbushjen e këtij mandati. KiE ka luajtur një rol të rëndësisëhm në ruajtjen e demokracisë në Shqëipëri”, deklaroi Nishani. 

Prioritetet e Shqipërisë në planin kombëtar dhe ndërkombëtar mbetet bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit tha Nishani, teksa nënvizoi politikat për bashkëjetesën ndërmjet minoriteteve si dhe luftën kundër dhunës në familje.

“Një tjetër prioritet si në planin kombëtar dhe ndërkombëtar është bashkëpunimi rajonal i vendeve të Ballkanit. Shqipëria ka luajtur dhe vijon të luajë një rol të rëndësishëm nëpërmjet një politike të jashtme të balancuar dhe të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, si mjet i forcimit të bashkëpunimit”, theksoi Nishani. 

Presidenti shqiptar në përmbyllje të fjalës së tij apeloi të angazhohet për një shtrirje tmë të gjërë të organeve të saj në Kosovë.

“Ne jemi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ndërkohë në kushtet natyrale të një statusi neutral të KiE për Kosovë, vendet anëtarë të KiE duhet të mbështesin një shtrije më të gjerë të KiE-së në Kosovë”, tha Nishani. (LajmeShqip.com)