Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 20:01

Tiranë – Me propozimin e Zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Shqipëria e njohu sot Republikën e Sudanit të Jugut.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi të njohë Republikën e Sudanit të Jugut, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme.