Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 08:56

Shkup – SHA MEPSO dhe Sistemi operator elektropërçues i Shqipërisë OST sot në Ohër do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim për fillimin e punëve përgatitore – përpunimin e fizibiliti studimit për ndërtimin e largpërçuesit të ri prej 400 kv midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në korridorin Manastir-Elbasan.

Marrëveshjen e parë dypalëshe midis sistem-operatorëve elektropërçues të dy shteteve do ta nënshkruajnë Dejan Boshkovski, drejtor i përgjithsjëm i SHA MEPSO dhe Sokol Ramadani, drejtor i përgjithshëm i OST-së.