Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 07:36

Tiranë – Mbi 400 vëzhgues të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet lokale në Shqipëri më 8 maj, ka thënë shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Xhonatan Stounstreet.

Përveç kësaj, 39 ekspertë ndërkombëtarë do të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri dhe do të sistemohen në tërë vendin, që ta ndjekin procesin zgjedhor para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve dhe pas mbylljes së vendvotimeve, theksoi Stounstrit.

Misioni do ta ndjekë procesin zgjedhor në pajtim me legjislaturën e vendit, por edhe në pajtim me angazhimet ndërkombëtare, të ndërmarra nga të gjitha vendet-anëtare të OSBE-së.