Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 13:03

Tiranë – Partia Socialiste nën sloganin “E vetmja rrugë” ka hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, ku ka prezantuar programin për të ardhmen e Tiranës: Tirana 2020. Tirana qyteti im, Tirana kryeqytet, Tirana qendër e rajonit.

 

Pas prezantimit të programit dhe fjalës së disa prej kandidatëve të PS-së për bashki e komuna, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, në fjalën e tij tha se ne asnjëherë nuk e ndajmë qytetin në komunitete rozë e blu, territore rozë e blu, pasi rruga jonë është që t’i bashkojmë shqiptarët nën flamurin kuq e zi të Ismail Qemalit.

Ai tha se 8 maji është dita vendimtare për të ardhmen e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.