Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 19:25

Tiranë-Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, përshëndeti sot vendimin e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit për ngritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për të çuar përpara axhendën e ligjeve të tjera reformuese, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

“Marrëveshja ndërpartiake, që u arrit sot, është një hap vendimtar, që tani kërkon miratim formal dhe përfundimtar në seancë plenare, gjë të cilën shpresojmë ta shohim këtë të enjte”, u shpreh Wollfarth me anë të një deklarate për shtyp.