Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 14:05

Tiranë -Ministria e Punëve të Jashtme reagoi sot në lidhje me mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës duke thEkesuar se, ky referndum nuk i shërben klimës së dialogut Kosovë-Serbi.

“MPJ, ndjek me vemendje zhvillimet në veri të Republikës së Kosovës dhe shpreh shqetësimin për mbajtjen e një referendumi, të organizuar nga strukturat paralele serbe dhe të frymëzuara nga Beogradi”, u shpreh me anë të njoftimi për shtyp, këshilltarja për mediat e MPJ-së, Eva Kushova.     

Sipas MPJ-së, “ndonëse i paligjshëm dhe pa efekte juridike, ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për t’u integruar plotësisht në jetën sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së Republikës së Kosovës”.

“Mbajtja e këtij referendumi nuk i shërben as klimës së dialogut Kosovë-Serbi, një proces i domosdoshëm për të zgjidhur çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e Serbisë, dhe tregues cilësor i maturisë së tyre në procesin e integrimit Evropian”, përfundon reagimi i MPJ-së.