Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 20:51

Tiranë -Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare miratoi të martën me konsensus ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Malit të Zi, për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar “ZATRIJEBACKA CIJEVNA-GRABON”, për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve dhe për pikën e përbashkët të kalimit kufitar “CEREM-VRANICK”.

Marrëveshja vjen në kuadër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal në realizimin e qëllimeve strategjike për integrim në BE.

Eksperienca e deritanishme në hapjen e pikës së kalimit të Muriqan-Sukobin ka qenë e suksesshme dhe është bërë shkas për hartimin e marrëveshjes për kalimin kufitar “ZATRIJEBACKA CIJEVNA-GRABON” dhe pikës së kalimit të kufirit në Çerem (Tropojë)-Vranic (Plavë). (LajmeShqip.com)