Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 17:02

Kapshticë – Emigrantët shqiptarë, të cilët festuan pranë familjeve dhe të afërmve të tyre festën e Pashkës, kanë filluar sot të kthehen drejt shtetit grek. Që në orët e para të mëngjesit  është konstatuar një fluks i lartë lëvizjesh i emigrantëve që donin të kalonin në anën tjetër të kufirit.

Për të përballuar situatën  dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, dogana shqiptare ka vënë në funksion 8 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje.

Ndërsa nga dogana greke  është punuar me kapacitet maksimal  sportelesh dhe personeli, çfarë ka bërë që përpunimi i dokumentacionit të mjeteve dhe emigrantëve të kryet pa vonesa. Gjatë paradites së sotme  kanë kaluar drejt Greqisë rreth 850 persona me 200 mjete.

Drejtuesit e policisë kufitare shqiptare  kanë marrë kontakt me homologët e tyre grekë  dhe u kanë kërkuar  shtim të numurit të sporteleve, në rast të dyndjes së emigrantëve dhe rëndimit të sdituatës. Gjatë javës që kaloi u kthyen në atdhe nga pika doganore e Kpashticës me rastin e festës së Pashkës më tepër se 25 mijë emigrantë.