Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 11:50

Tiranë –Prej gati 10 ditësh, nga ulja e tmeperaturave dhe rreshjet e borës në shumë zona të Shqipërisë qarkullimi është ende i pamundur, ose kalohet me shumë vështirësi.

Policia e Shtetit, raportoi sot të dhënat më të fundit nga situata në terren. Në të paktën në 11 akse në veri të vendit, qarkullimi është ende i pamundur, ndërsa në shumë rrugë të tjera qarkullohet me shumë vështirësi.

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe po fryn një erë e fortë, por po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:

Aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,

aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,

aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,

aksi Krumë – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Kukës – Topojan, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,

aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark.

Në qarkun Dibër:

aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,

aksi Steblevë – Librazhd, i pakalueshëm,

aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje reshjet e dëborës me më pak intensitet në zonat e thella, por fryn një erë e fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa probleme,

aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka ngrica,

aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,

aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,

akset Koplik – Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm,

aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshje dëbore nuk bien, por ka erë të fortë në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënje ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë të bllokuara rrugët po punojnë për pastrimin e tyre.

 

Në qarkun Lezhë:

aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,

në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në qarkun Tiranë:

në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,

në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:

aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,

aksi Librazhd – Bulqizë, i bllokuar. Po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë,

aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Korçë – Goricë, i kalueshëm pa zinxhirë

Në qarkun Berat:

aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, e kalueshme pa zinxhirë.

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. (LajmeShqip.com)