Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 09:24

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi paraditen e së premtes akreditimin e 39 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR, që do të monitorojnë zgjedhjet e lokale të 8 majit.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR, që kryesohet nga amerikani Jonathan Stonestreet, përbëhet nga 39 vëzhgues dhe 15 ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë situatën parazgjedhore në Shqipëri, në të gjitha aspektet.

Ndërsa për ditën e votimit pritet të mbërrijnë në Shqipëri dhe 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, që do të monitorojnë nga afër mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve.

Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi gjithashtu dhe listën shumëemërore të kandidatëve të Partisë Demokratike, për këshillin e bashkisë së Tiranës.