Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 12:00

Sipas statistikave të dhëna nga organizata “Down Sindrom Kosova”,në Kosovë ka mbi 600 fëmijë që janë të lindur me këtë sindrom. Me qëllim të mbështetjes materiale së këtij komuniteti drejtori i organizatës Driton Bajraktari, sonte ka organizuar aktivitete të ndryshme bamirësie.

Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për mbështetjen e gjithë shoqërisë sonë për t’iu krijuar kushte më të mira të jetës. Kështu u shpreh Driton Bajraktari drejtor i organizatës “down sindrom kosova” Ai tha se deri më tani kanë arritur që 52 fëmijë ti inkuadrojnë në shkolla të rregullta si dhe institucione parashkollore.

Organizata “Down Sindrom Kosova” përmes programit të par intervenimi dhe edukimi i hershem mbi 250 fëmijë marrin shërbime mbi 5 qendra tona dhe prindërit e fëmijëve me këtë sindrom që janë mbi 600 marrin shërbime ose në forma të seancave individuale ose trajnimeve.

Më qëllim të përkrahjes materiale të këtij komuniteti drejtori Baraktari bënë të ditur se sonte do të organizohen aktivitete bamirësie ku janë të ftuar personalitetet me ndikim në jetën politike dhe shoqërore.