Lajme Shqip Sunday, 04 September 2011 08:45

Mitrovicë (PLOTËSUAR 14:21) – KFOR-i ka përcjellë edhe një herë vendosmërinë që të mos i lëshojë kamionët që janë duke kontrabanduar derivate të naftës, ndërsa serbët janë duke i mbajtur të mbyllura një pjesë të rrugëve në veri të vendit, derisa, siç kanë thënë ata, të tërhiqet KFOR-i.

Rruga e vjetër nga Mitrovica për në Novi Pazar, qytet ky në Serbi, tani është duke u kontrolluar rreptësisht nga ana e KFOR-it, pikërishtë pak kilometra nga fshati Banjskë, në fshatin Izvior.

Krerët e strukturave kriminale-politike në veri të vendin kanë bërë apel që KFOR-i të terhiqet dhe të lëshojë qarkullimin e mallit nëpër rrugët rurale.

I ashtuquajtuari kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ka theksuar se në Banjskë të Zveçanit mbretëron ‘status quo’, pasi që KFOR-i nuk dëshiron të tërhiqet nga pikëkontrolli i vendosur të shtunën pasdite dhe të mundësojë qarkullimin e kamionëve që vijnë ilegalisht nga drejtimi i Novi Pazarit.

”Qytetarët janë të vendosur të qëndrojnë në këtë vend, duke protestuar të qetë deri në realizimin e kërkesave të tyre, përkatësisht derisa ky pikëkontroll në fshatin Izvor, i vendosur mbrëmë nga ushtarët e KFOR-it, të largohet, si dhe pikat kufitare në veri të mos jenë të bllokuara”, ka thënë i ashtuquajtuari kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq.

Në këtë pjesë të vendit shihen duke fluturuar helikpoterë të NATO-s, të cilët janë duke transportuar ushqime dhe mjete të tjetrë të vevojshme për forcat e KFOR-it, që janë të vendosura në veri të vendit. (LajmeShqip.com)

********************************

Mitrovicë (PLOTESUAR 10:45) – Në rrethinën e Zubin-Potokut, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime, kanë thënë burime të Portalit LajmeShqip.com nga kjo pjesë e vendit. Ndërsa nuk është bërë e ditur se a ka të lënduar apo të plagosur.

Të gjitha këta gjuajtje dhe shpërthime janë bërë pak para mesnatës, ndërmjet të shtunës dhe të dielës, ka thënë burimi. Këto të shtëna dhe shpërthimet kanë të bëjnë me bandat kriminale serbe, të cilat janë duke luftuar për marrje nën kontroll të rrugëve alternative.

Në anën tjetër, Magjistralja e Ibrit, në drejtim të pikës kufitare në Jarinje të Leposaviqit, të shtuën në orët e vona ëhstë hapuar pjesërisht për qarkullim, pasi që serbët gjatë mbrëmjës e kishin bllokuar atë në fshatin Rudare të Zveçanit.

Grupet kriminale serbe, kanë bllokuar rrugën rreth orës 21 pasi që KFOR-i, amerikan dhe ai maroken kanë bllokuar disa kamionë të ngarkuar me derivate të naftës dhe dru, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Pas veprimeve të KFOR-it serbet kanë vendosur barikada të reja në fshtain Izvor, rrugë kjo rurale në drejtim të Serbisë, të cilën serbët e kanë shfrytëzuar për kontrabandim të mallit në Kosovë.

Burimet kanë bërë të ditur se KFOR-i nuk ka pranuar të arrijë asnjë marrëveshje me përfaqësuesit serbë, për të zhbllokuar rrugët dhe liruar kamionët me derivate të naftës. (LajmeShqip.com)

********************************

Mitrovicë – Ka eskaluar situata mbrëmë në veri të Kosovës, pas ndërhyrjes së forcave të KFOR-it në ndalimin e kontrabandës.

Shpërthime të fuqishme dhe gjuajtje me armë kanë ndodhur në Zubin-Potok.

KFOR-i mbrëmë ka ndërmarrë një aksion për ndalimin e kontrabandës në rrugët e veriut të Kosovës. Rreth 20 kamionë me naftë dhe materiale drusore janë ndaluar forcat ndërkombëtare. (LajmeShqip.com)