Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 13:43

Mitrovicë(PLOTESUAR 6 DHJETOR, 16:00) – Persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes sot rreth orës 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës. Të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale ndërsa ky është sot shpërthimi i dytë në këtë qytet.

Shpërthimi ndodhi në rrugën John F. Kennedy, në Mitrovicë, në oborrin e ndërtesës ku po rinovohet fasada. Në këtë rast nuk ka pasur të plagosur, ndërsa është dëmtuar një automobil ‘Golf’. Shpërthimi ndodhi rreth 50 metra larg nga konviktet dhe kafeteritë studentore. Në kohën e shpërthimit në skele ishin disa punëtorë të ndërtimit, të cilët mbetën të palënduar.

Në vendin e incidentit ndodhen anëtarë të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilët menjëherë kanë filluar hetimet..

******************************************************

Mitrovicë – Në veri të Mitrovicës sot është regjistruar një shpërthim, i cili ka shkaktuar dëme të vogla materiale në ndërtesën e një banke.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Mbreti Petër”.

Autoritetet e rendit dyshojnë se mjeti shpërthyes mund të ketë qenë granatë dore.

“Policia është duke zhvilluar hetime intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe rrethanat e këtij akti kriminal, derisa kryesit e mundshëm, deri në këtë moment, mbesin ende të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Së fundmi, incidente të tilla ka pasur disa në pjesën veriore të Kosovës, ku serbët lokalë refuzojnë shtrirjen e autoritetit të Prishtinës.