Lajme Shqip Monday, 06 May 2013 08:50

Mitrovicë –  Një mjet shpërthyes është hedhur nga persona të panjohur mbrëmë rreth orës 23:00 në oborrin e shtëpisë së një qytetari të nacionalitetit boshnjak në veri të Mitrovicës. Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa motivi dhe autorët e mundshëm të këtij incidenti mbeten të panojur deri tani, raporton KP.